Lajme

”Sjukskriven” I sëmurë me leje mjekësore? Ja si mund të provosh punën pa humbur pagesën e sëmundjes “sjukpenning”

todayMay 15, 2026 131

Background
share close

Personat që janë të sëmurë dhe marrin pagesë të sëmundjes (sjukpenning) mund të kenë tani një mundësi të re për të provuar të kthehen në punë, pa humbur menjëherë pagesën e sëmundjes.

Një ligj i ri ka hyrë në fuqi dhe lejon që personat me të drejtë për pagesë të plotë të sëmundjes të mund të bëjnë “provë pune” te punëdhënësi i tyre për një periudhë të kufizuar, ndërsa vazhdojnë të marrin sjukpenning.

Qëllimi i rregullit të ri

Qëllimi është që personi i sëmurë dhe punëdhënësi të kenë kohë për të parë:

  • nëse është momenti i duhur për t’u kthyer në punë
  • çfarë ndryshimesh ose përshtatjesh duhen në vendin e punës
  • cila mënyrë e kthimit në punë është më e mirë
  • pa rrezikuar të ardhurat nëse kthimi nuk funksionon

Qeveria thotë se sa më gjatë të zgjasë një periudhë sëmundjeje, aq më e vështirë bëhet kthimi në punë. Prandaj ky rregull është bërë për ta bërë më të lehtë rikthimin.

Ministri i punës, Johan Britz, ka thënë se më shumë mundësi për t’u kthyer në punë krijojnë siguri si për individin ashtu edhe për shoqërinë.

Edhe ministrja e sigurimeve shoqërore, Anna Tenje, thotë se qëllimi është që sistemi i sëmundjes të mos japë vetëm siguri financiare, por edhe të ndihmojë rikthimin në punë.

Si funksionon prova e punës

Personi i sëmurë mund të bjerë dakord me punëdhënësin për të provuar të punojë për një kohë të shkurtër, ndërsa vazhdon të marrë sëmundjen e plotë (hel sjukpenning).

  • Nuk ka kërkesa për performancë gjatë kësaj kohe
  • Personi dhe punëdhënësi vendosin vetë si do të organizohet prova e punës

Sa kohë zgjat?

Sipas rregullit të ri, prova e punës mund të bëhet:

  • dy periudha nga 14 ditë rresht
  • brenda një periudhe totale prej 365 ditësh
  • llogariten të gjitha ditët kalendarike

Kushtet që duhen plotësuar

Për të marrë pjesë në këtë provë pune:

  • duhet të jesh i punësuar
  • duhet të marrësh të plotë sjukpenning gjatë gjithë kohës
  • prova e punës duhet të jetë e nënshkruar dhe e rënë dakord nga punonjësi dhe punëdhënësi
  • duhet të bëhet njoftim paraprak të paktën 14 ditë para fillimit
  • njoftimi duhet të jetë me shkrim dhe i nënshkruar nga të dy palët

Çfarë ndryshon për personat e sëmurë

Me rregullat e reja:

  • mund të provohet kthimi në punë gradualisht
  • nuk humbet pagesa e sëmundjes nëse prova nuk funksionon
  • mund të provohet më shumë se një herë, nëse është e nevojshme

Burimi: Qeveria e Suedisë/Nyheter24

Link:https://nyheter24.se/nyheter/inrikes/1464567-sjukskriven-sa-kan-du-jobba-utan-att-forlora-pengar?utm_medium=EB-Social&utm_source=Facebook&fbclid=IwdGRjcARz9rZjbGNrBHP2s2V4dG4DYWVtAjExAHNydGMGYXBwX2lkDDM1MDY4NTUzMTcyOAABHi0eUkdsKbsNJ4pHCODqUdVOCa7z3Tlb030tiO43PnZSfGm0lXGpjolTiGW0_aem_w7b6lb9ILcD_9mrfDlt2gA

 

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%