Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Artist kontrovers sfidon opinionin publik me një performancë tronditëse.
Një ekspozitë arti e hapur të premten në Kopenhagen ka shkaktuar zemërim të madh dhe reagime të ashpra nga aktivistët për të drejtat e kafshëve. Në veprën më të debatueshme të ekspozitës “And Now You Care” (“Dhe tani ju intereson”), tre derrkucë të vegjël janë mbyllur në një kafaz pa ushqim dhe ujë, duke i lënë të ngordhin nga uria. Pranë kafazit është vendosur një pistoletë speciale, duke u ofruar vizitorëve mundësinë që t’i vrasin për t’u kursyer vuajtjet.
Protestë kundër industrisë së mishit
Pas kësaj ekspozite tronditëse qëndron artisti danezo-kilian Marco Evaristti, i njohur për provokimet e tij ekstreme në art. Ai më parë ka bërë bujë duke përgatitur qofte nga dhjami i trupit të tij dhe duke vendosur peshq të gjallë në një mikser kuzhine.
Me këtë instalacion, Evaristti synon të nxjerrë në pah realitetin e hidhur të industrisë së mishit në Danimarkë, ku mijëra derra ngordhin çdo ditë për shkak të kushteve të këqija në fermat industriale.
– Kjo është një përballje e drejtpërdrejtë me realitetin e përgjakshëm të Danimarkës. Njerëzit indinjohen kur shohin tre derrkucë në një kafaz, por nuk shqetësohen për miliona kafshë që vriten çdo vit për konsum, shkruan Evaristti në Instagram, duke i bërë thirrje publikut të reflektojë mbi konsumimin e mishit dhe të kërkojë ndryshime politike.
Reagime të forta dhe kërcënime me padi
Ekspozita ka shkaktuar indinjatë të madhe mes aktivistëve për të drejtat e kafshëve dhe publikut të gjerë. Organizata Dyrenes Beskyttelse ka paralajmëruar padi kundër artistit, duke e cilësuar veprën e tij si akt mizorie ndaj kafshëve.
Megjithatë, Evaristti nuk shqetësohet për pasojat ligjore dhe ka deklaruar se është i gatshëm të paguajë çdo gjobë.
A është kjo një kritikë e fuqishme ndaj industrisë së mishit apo një akt i papranueshëm mizorie? Debati vazhdon ndërsa ekspozita mbetet e hapur për publikun.
Written by: admin
Post comments (0)