Lajme

Skandal ushqimor: Dadlat “Hurmat Arabe” e thata mund të përmbajnë larva dhe myk

todayFebruary 18, 2025 36

Background
share close

Mijëra konsumatorë mund të kenë ngrënë pa e ditur dadla të kontaminuara me larva, vezë insektesh dhe myk. Sipas një raportimi nga SVT Nyheter, disa përdorues suedezë të TikTok kanë publikuar video shqetësuese që tregojnë dadla të mbushura me parazitë.

Ekspertët paralajmërojnë se konsumimi i këtyre produkteve mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin. Åsa Rosengren, mikrobiologe dhe këshilltare në Autoritetin Suedez të Ushqimit, thekson se prania e larvave dhe vezëve të insekteve në ushqime nuk është e lejuar në BE, pasi ato konsiderohen dëmtues dhe mund të shkaktojnë probleme shëndetësore.

Pavarësisht këtyre zbulimeve, tregu i dadlave është në lulëzim. Ica-gruppen ka raportuar një rritje prej 50% në shitjen e dadlave të aromatizuara midis viteve 2023 dhe 2024. Po ashtu, zinxhirët e mëdhenj si Willys, Hemköp dhe Citygross, që operohen nga Axfood, kanë parë një rritje të ngjashme në kërkesë.

Autoritetet këshillojnë konsumatorët që të kontrollojnë me kujdes produktet dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë të ndotjes ushqimore. A është e sigurt konsumimi i dadlave? Kjo mbetet një pyetje që shqetëson shumë blerës suedezë.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%