Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Provimet kombëtare dixhitale nuk do të zhvillohen këtë pranverë. Agjencia Suedeze e Arsimit (Skolverket) njoftoi se shërbimi pezullohet pas problemeve me kontrollin e drejtshkrimit dhe gramatikës, si dhe rrjedhjes së të dhënave personale të nxënësve.
Incidenti do të raportohet tek Autoriteti Suedez për Mbrojtjen e Privatësisë (IMY), ndërsa autoritetet premtojnë masa për të garantuar sigurinë në të ardhmen.
– “E shohim këtë situatë me shumë seriozitet. Duhet të sigurohemi që provimet kombëtare të zhvillohen në mënyrë të sigurt dhe me cilësi të lartë,” deklaroi drejtori i përgjithshëm i Skolverket, Joakim Malmström.
Për momentin, shkollat do të duhet të përdorin metoda tradicionale, duke kthyer provimet në letër dhe stilolaps ose duke u bazuar në platformat e tyre digjitale. Pezullimi ka shkaktuar shqetësim tek mësuesit dhe prindërit, të cilët kërkojnë zgjidhje të shpejtë për problemin.
Burimi: Aftonbladet
Written by: admin
Post comments (0)