Lajme

Skatteverket njofton: Tani mund të shihni taksën tuaj për vitin 2026

todayDecember 12, 2025 14

Background
share close

Viti 2026 po afron dhe Skatteverket ka njoftuar se të gjithë qytetarët tani mund të shohin tabelën e tyre të taksave për të ardhurat e vitit 2026.

Me fillimin e vitit të ri do të hyjnë në fuqi disa ndryshime që ndikojnë ekonominë e çdo personi. Do të ketë një zbritje më të madhe të taksës për punë, taksa mbi pensionet do të ulet dhe TVSH-ja e ushqimeve do të ulet përkohësisht. Është propozuar gjithashtu që të rritet tavani i kredive për blerjen e shtëpive dhe të ulet kapari, në mënyrë që më shumë njerëz të kenë mundësi të hyjnë në tregun e banesave.

Pensionet rillogariten çdo vit, të gjithë ndikohen.

Pensionet e të moshuarve në Suedi rillogariten çdo vit në dhjetor. Njoftimi për pensionin e vitit të ardhshëm dërgohet përmes “Mina sidor” dhe në zarfin e portokalltë që u vjen pensionistëve nga mesi i janarit.

Pensionsmyndigheten shpjegon se rillogaritja prek të gjithë, pasi pensioni shtetëror përbëhet nga disa pjesë të ndryshme: pensioni i të ardhurave, pensioni shtesë, pensioni me prime dhe pensioni garantues. Nëse një person merr ndihmë për banesë ose ndihmë shtesë për të moshuarit, edhe ato ndryshojnë në bazë të pensionit të ri.

Tabelat e reja të taksave për 2026 janë publikuar

Edhe Skatteverket ka njoftuar ndryshimet e tij. Tani të gjithë mund të kontrollojnë tabelën e taksave për vitin 2026. Kjo tabelë tregon sa taksë do të hiqet nga paga ose pensioni. Për ta parë tabelën e saktë, duhet të dini adresën tuaj të regjistrimit.

Personi që merr pagën pra punonjësi është përgjegjës t’i japë punëdhënësit fletën e taksës A. Në këtë dokument tregohet se cilën tabelë duhet të përdorë punëdhënësi dhe nëse ka ndonjë vendim të veçantë nga Skatteverket.

Në disa raste, punëdhënësit nuk kanë nevojë për fletën e taksës A, për shembull nëse përdorin programe pagash që tregojnë automatikisht tabelën e duhur.

Si të lexoni tabelën e taksave për vitin 2026

Tabelat lexohen në tre hapa:

  1. Shikoni shkallën e taksës – përfshin taksën komunale, rajonale dhe tarifën e varrimit. Nëse jeni pjesë e Kishës Suedeze, shtohet edhe ajo tarifë.
  2. Rrumbullakosni shkallën e taksës – për shembull, 32:50 do të thotë tabela 32; 32:51 do të thotë tabela 33.
  3. Kontrolloni tabelën – ajo ka gjashtë kolona të ndryshme, në varësi të llojit të pagesës që merrni.

Burimi: Nyheter24

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%