Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Gjatë muajit gusht, qyteti i Stokholmit zhvendosi rreth 6,000 skuterë elektrikë të parkuar gabim. Kjo ka kushtuar qytetin rreth 2,4 milionë kronor.
Malinda Flodman, përgjegjëse për shtypin në zyrën e trafikut, thotë:
“Ne faturojmë kompanitë pronare për kostot e zhvendosjes dhe kjo punë për ne shkon afërsisht plus-minus zero”.
Skuterët elektrikë zhvendosen ose duke i vendosur përsëri në zonën përreth ose duke i transportuar në vendparkimin e qytetit në Lunda, Spånga.
Për kompanitë, zhvendosja e shkurtër kushton 250 kronor për skuter. Nëse skuterët merren nga vendparkimi, çmimi është 630 kronor për njësi. Këto janë kosto normale gjatë verës.
SVT ka kontaktuar kompanitë aktive të skuterëve elektrikë në Stokholm, por nuk ka marrë përgjigje.
Malinda Flodman shton:
“Është keq për banorët dhe vizitorët e qytetit kur skuterët elektrikë qëndrojnë në rrugë dhe pengojnë lëvizjen”.
Written by: admin