Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Shiu i fuqishëm që ka përfshirë Danimarkën po i afrohet Suedisë. Në disa zona mund të bien deri në 50 milimetra reshje, raporton TT.
Për këtë arsye, SMHI ka lëshuar një paralajmërim portokalli për ditën e mërkurë në disa pjesë të Götalandit juglindor, ku më e prekur pritet të jetë Kalmar dhe pjesë të qarkut Kronoberg.
Gjithashtu është dhënë një paralajmërim i verdhë që shtrihet nga Blekinge në jug deri në Östergötland në veri.
Sipas SMHI, moti mund të shkaktojë përmbytje dhe vonesa në transportin publik.
Të hënën, në disa vende në Danimarkë kanë rënë deri në 34 milimetra shi për vetëm gjysmë ore, sasi kjo që përkon me reshjet mesatare të një muaji në korrik.
Written by: admin