Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Instituti Meteorologjik dhe Hidrologjik i Suedisë (SMHI) ka paralajmëruar për temperatura të larta që do të përfshijnë bregdetin perëndimor të vendit dhe rajonin e Skånes gjatë gjithë javës.
Sipas SMHI-së, temperaturat gjatë ditës në këto zona pritet të arrijnë të paktën 26 gradë Celsius. Si pasojë e vapës, rritet rreziku për disa probleme shëndetësore, ndaj autoriteti u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes.
“Bëhuni të vëmendshëm nëse personat pranë jush po ndikohen nga temperaturat e larta”, thuhet në njoftimin e SMHI-së.
Ndërkohë, mot me diell dhe temperatura të larta pritet të mbizotërojë edhe në pjesën tjetër të Suedisë. Meteorologu Magnus Joelsson tha për Expressen se një sistem i presionit të lartë atmosferik ndodhet aktualisht mbi Suedi dhe pritet të qëndrojë edhe gjatë ditëve në vijim, duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të ngrohtë në të gjithë vendin.
Burimi: Expressen/Sverigesradio/SMHI
Link: https://www.expressen.se/nyheter/vader/dubbelvarmen-slar-till-snart-blir-det-annu-varmare/
https://www.sverigesradio.se/artikel/smhi-utokar-brandrisken-i-delar-av-landet
https://www.smhi.se/vader/prognoser-och-varningar/varningar-och-meddelanden/hoga-temperaturer
Written by: admin