Lajme

SMHI paralajmëron për akull në rrugë në Västra Götaland

todayNovember 21, 2025 18

Background
share close

Instituti Suedez i Meterologjisë dhe Hidrologjisë (SMHI) ka dhënë një paralajmërim të verdhë për akull në rrugë në pjesë të veriperëndimit të Götaland gjatë mëngjesit të së shtunës. Paralajmërimi do të jetë në fuqi nga ora 04:00 deri në 11:00.

Sipas SMHI, një zonë me shi do të vijë nga perëndimi gjatë natës drejt së shtunës. Për shkak se rrugët janë ende shumë të ftohta, shiu mund të ngrijë sapo të prekë asfaltin dhe të shkaktojë akull të rrezikshëm. Po ashtu, mund të ketë edhe shi të ngrirë me copa akulli, i cili e rrit më shumë rrezikun për rrëshqitje.

SMHI u bën apel drejtuesve të mjeteve dhe këmbësorëve të tregojnë kujdes të madh gjatë orëve të paradites së së shtunës.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%