Lajme

SMHI paralajmëron për reshje të dendura bore në disa zona të Suedisë

todayNovember 10, 2026 22

Background
share close

Instituti Meteorologjik Suedez (SMHI) ka lëshuar dy paralajmërime të verdha për reshje bore që pritet të përfshijnë disa pjesë të Suedisë gjatë kësaj jave.

Paralajmërimi i parë vlen për zonën bregdetare të Västerbottenit, ku reshjet e borës priten të enjten dhe të premten. Ndërsa paralajmërimi i dytë përfshin rajonin e Värmlandit dhe disa pjesë të jugperëndimit të Svealandit, ku reshjet priten gjatë së enjtes.

Sipas parashikimeve të SMHI-së, në bregdetin e Västerbottenit mund të bien nga 10 deri në 20 centimetra borë. Në zonën përreth qytetit të Skellefteås, sasia e borës mund të arrijë deri në 30 centimetra.

Ndërkohë, në zonat jugore të përfshira nga paralajmërimi priten nga 5 deri në 15 centimetra borë, ndërsa në disa vende sasia mund të arrijë deri në 20 centimetra.

Lëvizja e një zone me presion të ulët atmosferik drejt Suedisë, gjatë së enjtes dhe së premtes, pritet të sjellë reshje dëbore dhe reshje të tjera deri në pjesën veriore të rajonit të Skånes.

Megjithatë, ende nuk është e qartë se në cilat zona reshjet do të bien në formë dëbore dhe ku do të ketë reshje shiu. SMHI bën të ditur se vendndodhja e saktë e reshjeve të dëborës mbetet ende e paqartë.

Burimi: SMHI

Link: https://www.smhi.se/vader/prognoser-och-varningar/varningar-och-meddelanden/varningar

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP