Lajme

SMHI zgjeron paralajmërimin për borë në Suedi, në disa zona mund të bien deri në 40 centimetra

todayNovember 11, 2026 138

Background
share close

Instituti Meteorologjik Suedez (SMHI) ka zgjeruar paralajmërimin për reshje dëbore, pasi pritet që në disa pjesë të vendit të ketë reshje të dendura bore. Në zonat veriore mund të bien deri në 40 centimetra borë.

Të mërkurën paradite, SMHI zgjeroi paralajmërimin e verdhë për reshje dëbore, duke përfshirë edhe qarkun Västernorrland dhe pjesën veriore të Hälsinglandit.

Paralajmërimi ishte dhënë më herët edhe për disa zona të Svealandit, në perëndim të Falunit dhe Fagerstës, si dhe për zonën ndërmjet Umeås dhe Piteås.

Ndërkohë, për zonën përreth Skellefteås, SMHI ka ngritur nivelin e paralajmërimit nga i verdhë në portokalli, që tregon rrezik më të madh nga reshjet e borës.

Sipas SMHI-së, reshjet mund të krijojnë probleme në trafik, duke shkaktuar rrugë të rrëshqitshme, shikueshmëri të dobët dhe vështirësi të tjera për drejtuesit e automjeteve.

Në pjesën veriore të vendit pritet të bien deri në 40 centimetra borë, ndërsa në zonat më jugore reshjet pritet të arrijnë nga 10 deri në 20 centimetra.

Paralajmërimi është në fuqi nga e enjtja në mëngjes deri të premten në mbrëmje.

Meteorologia e SMHI-së, Amanda Bengtsson, në një deklaratë për gazetën Dagens Nyheter (DN), u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes, veçanërisht gjatë udhëtimeve me makinë.

“ në shumë vende kjo është reshja e parë e borës për këtë sezon, prandaj duhet të tregoheni të kujdesshëm”, tha ajo.

Burimi: SMHI/DN

Link:https://www.smhi.se/vader/prognoser-och-varningar/varningar-och-meddelanden/varningar

https://www.dn.se/sverige/snovarningar-utfardade-kan-komma-30-centimeter/

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP