Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Partia Socialdemokrate në Suedi propozon që farmacistët të kenë të drejtë të përshkruajnë ilaçe të lehta, si për shembull antibiotikë për sëmundje të zakonshme.
Sipas tyre, farmacistët kanë njohuri që nuk po shfrytëzohen mjaftueshëm dhe mund të ndihmojnë në uljen e ngarkesës në spitalet dhe qendrat shëndetësore.
”Farmacistët janë profesionistë të trajnuar mirë dhe mund të bëjnë më shumë për shëndetin e qytetarëve”, tha Fredrik Lundh Sammeli, përfaqësues i partisë për çështjet sociale.
Partia mendon gjithashtu se tregu i farmacive nuk duhet të udhëhiqet vetëm nga fitimi. Ata nuk përjashtojnë që në të ardhmen shteti të marrë përsëri kontrollin mbi to, por më parë do të duhet një hetim i plotë.
Written by: admin