Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Partia Socialdemokrate (S) në Suedi ka propozuar një ligj të ri që do të vendosë kufi moshe prej 15 vjetësh për përdorimin e rrjeteve sociale. Përdoruesit do të duhet të verifikohen me një dokument identiteti për të hyrë në platformat online.
Lajmi u bë i ditur nga kryetarja e partisë, Magdalena Andersson, në një konferencë për shtyp. Ajo tha se rrjetet sociale po dëmtojnë gjumin e të rinjve, po përkeqësojnë rezultatet në shkollë dhe po krijojnë ideale të rreme për pamjen dhe jetën.
Sipas Andersson, një problem i madh është se fëmijët po rekrutohen nga bandat kriminale përmes rrjeteve sociale, ku gjithashtu përhapet urrejtje dhe ide ekstremiste.
Ajo krahasoi ndikimin e rrjeteve sociale me varësinë nga cigaria dhe alkooli, duke thënë:
“Të mos bëjmë asgjë për këtë, do të thotë të tradhtojmë një brez të tërë.”
Socialdemokratët propozojnë gjithashtu krijimin e një njësie të veçantë policësh të internetit, që do të patrullojnë në rrjetet sociale në të njëjtën mënyrë si policët që patrullojnë rrugët, për të ndaluar abuzimet, urrejtjen dhe rekrutimin e të miturve në krim.
Written by: admin