Lajme

Socialdemokratët kërkojnë rritje të ndihmës për fëmijë dhe heqje të ditës së parë pa pagesë “Karensavdrag”.

todayOctober 6, 2025 41

Background
share close

Partia Socialdemokrate e Suedisë (S) ka prezantuar buxhetin e saj  (skuggbudget), ku paraqet propozimet e veta ekonomike për vitin e ardhshëm.

Në këtë buxhet, Socialdemokratët pranojnë pjesërisht propozimin e qeverisë dhe të Demokratëve Suedezë (SD) për një ulje të re të taksave për punë (jobbskatteavdrag), por me një ndryshim të rëndësishëm.

Sipas versionit të partisë S, ulja e taksave do të zbatohet vetëm për të ardhurat deri në 66 750 krona në muaj.

“Ne nuk mendojmë se është e drejtë që të ketë ulje taksash për ata që fitojnë më shumë,” deklaroi zëdhënësi ekonomik i partisë, Mikael Damberg, gjatë një konference për shtyp.

Propozime të tjera në buxhetin e Socialdemokratëve

Disa nga propozimet e tjera të buxhetit ishin tashmë të njohura për publikun. Ato përfshijnë:

  • Heqjen e karensavdraget – pra, pagesës që mungon për ditën e parë kur një punonjës sëmuret. Me këtë ndryshim, punonjësit do të marrin pagë që nga dita e parë e sëmundjes.
  • Rritjen e ndihmës për fëmijë (barnbidrag), në mënyrë që familjet me fëmijë të kenë më shumë mbështetje ekonomike.
  • Punësimin e më shumë personave në kujdesin ndaj të moshuarve, për të përmirësuar cilësinë e shërbimit dhe për të lehtësuar punën e kujdestarëve.

Ky buxhet paraqet alternativën e Socialdemokratëve ndaj planit financiar të qeverisë aktuale dhe synon të tregojë si do të dukej politika ekonomike e Suedisë nëse partia do të ishte në pushtet.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%