Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Socialdemokratët duan të vendosin një test kombëtar për njohjen e gjuhës suedeze për të gjithë ata që punojnë në sektorin e mirëqenies, sipas agjencisë TT.
Zëdhënësja për politikën e integrimit në këtë parti, Lawen Redar, u shpreh se kërkesat që ka vendosur qeveria për gjuhën në kujdesin ndaj të moshuarve janë një hap i mirë, por nuk mjaftojnë.
Ajo tha në një konferencë për shtyp:
“I gjithë personeli që punon pranë njerëzve duhet të përmirësojë dhe forcojë gjuhën suedeze.”
Sipas saj, shteti duhet të krijojë teste të veçanta gjuhësore për profesione të ndryshme brenda sektorit të mirëqenies.
Redar shtoi se personat që nuk arrijnë të kalojnë testin mund të kenë nevojë të dërgohen përsëri në SFI (mësimi i gjuhës suedeze për emigrantët).
Burimi: TT/Omni
Link: https://tt.omni.se/s-vill-ha-sprakkrav-i-hela-valfarden/a/5ppPpO
https://omni.se/s-kraver-nationellt-spraktest-for-valfarden/a/bOOy8q
Written by: admin