Lajme

Socialdemokratët përballen me kritika të brendshme pas refuzimit për ndalimin e dëbimeve

todayFebruary 5, 2026 35

Background
share close

Vendimi i Partisë Socialdemokrate (S) për të mos mbështetur iniciativën e Partisë së Gjelbër (MP) dhe Partisë së Majtë (V) për të ndalur dëbimet e të rinjve të rritur që janë rritur në Suedi së bashku me prindërit e tyre, ka shkaktuar reagime të forta brenda vetë partisë.

Lajmi raportohet nga SVT Nyheter, e cila ka folur me disa socialdemokratë që shprehen të pakënaqur me këtë qëndrim.

“Kjo ishte pika e fundit, thotë Per Ribacke”, drejtues i Socialdemokratëve në Alvesta.

Edhe kryetarja socialdemokrate e Këshillit Bashkiak të Malmös, Katrin Stjernfeldt Jammeh, ka reaguar publikisht. Ajo shkruan në Facebook se:

“Për mua, një politikë emigracioni e rreptë dhe e qëndrueshme nuk do të thotë ndarje e familjeve.”

Ndërkohë, Partia e Qendrës i është bashkuar kësaj nisme, çka bën që Socialdemokratët të mbeten kundër pjesës tjetër të opozitës në këtë çështje.

Ky qëndrim është “për të ardhur keq”, sipas kryetares së Partisë së Majtë, Nooshi Dadgostar.

Burimi: SVT

Link: https://www.svt.se/nyheter/inrikes/intern-s-kritik-mot-utvisningar-vi-maste-vara-humana

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%