Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Socialdemokraterna kanë reaguar ashpër ndaj qeverisë dhe Sverigedemokraterna (SD) për propozimin e ri që parashikon se emigrantët duhet të kenë jetuar në Suedi për pesë vjet përpara se të kenë të drejtë të përfitojnë nga sistemi i mirëqenies sociale.
Partia opozitare shpreh shqetësim se ky propozim mund të ketë pasoja serioze sociale. “Ne jemi kritikë ndaj propozimeve që rrezikojnë të rrisin varfërinë e fëmijëve dhe kemi frikë se ajo që qeveria prezantoi sot mund të çojë në rritjen e numrit të personave që do të kenë nevojë për ndihmë ekonomike (përkrahje sociale)”, ka shkruar Ida Karkiainen, zëdhënëse e partisë për çështjet e emigracionit, në një email dërguar agjencisë së lajmeve TT.
Gjithashtu, Socialdemokratët vënë në pikëpyetje pjesën e propozimit që parashikon se personat që gjejnë punë me pagë më të lartë mund të përfitojnë më shpejt nga ndihmat, krahasuar me ata që kanë paga më të ulëta. Sipas tyre, kjo krijon pabarazi dhe trajtim të ndryshëm mes njerëzve me të ardhura të ndryshme.
Burimi: TT/Omni/SVT
Link: https://tt.omni.se/s-kritiserar-forslag-om-hardare-krav-for-bidrag/a/bOgKBe
https://www.svt.se/nyheter/inrikes/regeringen-vill-ha-hardare-krav-for-bidrag-till-invandrare
Written by: admin