Lajme

Sondazhi: 97% e votuesve të Centerpartiet që donin të pengonin SD-në kishin votuar për këtë parti

todayNovember 28, 2026 44

Background
share close

Një pjesë e madhe e votuesve të Partisë së Qendrës në Suedi (Centerpartiet) kanë votuar për këtë parti me qëllim që të pengojnë rritjen e ndikimit politik të Demokratëve Suedezë (SD). Këtë e tregon një sondazh i realizuar nga kompania Indikator Opinion në fund të muajit shtator, rezultatet e të cilit janë bërë publike nga televizioni suedez SVT Nyheter.

Sipas sondazhit, 43% e votuesve të Centerpartiet thanë se kishin zgjedhur këtë parti për të penguar që një ose disa parti të tjera të fitonin ndikim politik.

Nga ky grup votuesish, 97% kishin parasysh pikërisht partinë Sverigedemokraterna (SD).

Ndërkohë, 45% deklaruan se dëshironin të pengonin ndikimin e Partisë së Majtë (Vänsterpartiet).

Këto rezultate janë pjesë e një sondazhi paszgjedhor të realizuar nga Indikator Opinion, të cilin kjo kompani ua shet organizatave dhe bizneseve.

Si u realizua sondazhi?

Sondazhi u zhvillua në periudhën 14–24 shtator. Pjesëmarrësve iu kërkua të tregonin se cilat ishin arsyet që i kishin shtyrë të votonin për një parti të caktuar.

Ata kishin katër mundësi përgjigjeje:

  • Të votoja për një ose disa parti që më pëlqejnë shumë.
  • Të pengoja një ose disa parti që nuk i pëlqej fare.
  • Të dyja arsyet kishin afërsisht të njëjtën rëndësi.
  • Nuk e di.

Burimi: SVT

Link: https://www.svt.se/nyheter/inrikes/sd-viktigaste-partiet-att-motverka-for-c-valjare

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP