Lajme

Sondazhi i fundit: Ja si renditen partitë politike në Suedi

todayFebruary 25, 2026 68 10

Background
share close

Liberalerna mbetet larg pragut, vetëm 2% në matjen e re.

Në matjen e fundit të publikuar nga Dagens Nyheter në bashkëpunim me Ipsos, partia Liberalerna vazhdon të mbetet shumë poshtë pragut për të hyrë në parlament. Sipas sondazhit të shkurtit, Liberalët marrin vetëm 2% mbështetje, shifër e rrumbullakosur për lart.

Gazeta shkruan se nuk ka shenja që votuesit po ndryshojnë qëndrim, ndaj partia mbetet në të njëjtin nivel të ulët. Analisti i opinionit, Nicklas Källebring, thotë se në matjet e tyre nuk ka ndodhur më parë që një parti të qëndrojë kaq gjatë në një nivel kaq të ulët mbështetjeje.

Krahasuar me matjen e janarit, diferenca mes partive të qeverisë dhe opozitës është rritur. Ajo ka kaluar nga 8 pikë përqindjeje në 9 pikë.

Rezultatet e plota të sondazhit:

  • S: 33% (34 në matjen e kaluar)
  • SD: 20%  (21)
  • M: 17% (18)
  • V: 9% (8)
  • MP: 6% (6)
  • C: 6% (5)
  • KD: 4% (4)
  • L: 2% (2)

Dagens Nyeheter i paraqet matjet e Ipsos me numra të plotë, pa presje dhjetore.

Si u realizua sondazhi

Sondazhi është zhvilluar nga Ipsos gjatë periudhës 10–23 shkurt. Janë intervistuar gjithsej 1 847 persona me të drejtë vote. Prej tyre, 222 janë intervistuar përmes telefonit me bisedë të drejtpërdrejtë, 941 përmes anketave digjitale, 128 janë përgjigjur përmes një linku të dërguar me SMS dhe 556 kanë marrë pjesë në intervista digjitale në një panel online të përzgjedhur në mënyrë të rastësishme.

Burimi: Dagens Nyheter/ Ipsos

Link: https://www.dn.se/sverige/ny-katastrofsiffra-for-liberalerna-lagst-hittills/

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%