Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Partitë e Tidö po fitojnë gjithnjë e më shumë besim te qytetarët në disa nga çështjet më të rëndësishme politike. Kjo tregohet nga një sondazh i ri i bërë nga SVT/Verian.
Sipas këtij sondazhi, partitë e Tidö konsiderohen se kanë politikën më të mirë në 10 fusha të ndryshme, ndërsa opozita në 8 fusha. Në 5 fusha të tjera, votuesit janë të ndarë dhe nuk ka një fitues të qartë.
Prej kohësh, partitë e Tidö kanë pasur mbështetjen më të madhe në çështje si mbrojtja e vendit, rendi dhe siguria, si dhe emigracioni. Por tani ato po fitojnë terren edhe në ekonomi. Krahasuar me sondazhin e gjashtë muajve më parë, qytetarët mendojnë se këto parti kanë politikën më të mirë edhe për inflacionin, rritjen e çmimeve dhe ekonominë e vendit.
Per Söderpalm nga Verian shpjegon se më parë ekonomia ishte një fushë ku të dy blloqet ishin pothuajse të barabartë, por tani shihet një avantazh i vogël për partitë e Tidö.
Nga ana tjetër, opozita ka mbështetje më të madhe në disa fusha të tjera, si mjedisi dhe klima, barazia gjinore dhe shëndetësia.
Rezultatet sipas fushave kryesore
Sondazhi tregon se cili parti shihet si më i miri në çdo fushë:
Si u bë sondazhi
Ky sondazh u realizua me mbi 1 000 intervista online. Personat u zgjodhën në mënyrë të rastësishme nga paneli Sifo dhe ishin të moshës 18 deri në 84 vjeç.
Të anketuarve iu bë pyetja: “Cilën parti mendoni se ka politikën më të mirë në këto fusha?”
Sondazhi u zhvillua nga data 23 deri më 26 mars.
Burimi: SVT
Link: https://www.svt.se/nyheter/inrikes/ny-matning-tidopartierna-tar-over-ledningen-i-sakfragorna
Written by: admin