Lajme

Sot afati i fundit për deklarim për të marrë kthimin e taksave në prill

todayMarch 31, 2026 92

Background
share close

Ata që duan të marrin kthimin e taksave në muajin prill duhet të dorëzojnë deklaratën tatimore para përfundimit të ditës së sotme, sipas raportimit të TT.

Data 31 mars është afati i fundit për të deklaruar nëse dëshironi që paratë të kalojnë në llogarinë tuaj bankare midis 7 dhe 10 prillit. Por kjo vlen vetëm për ata që nuk kanë bërë asnjë ndryshim apo nuk kanë shtuar informacione të reja në deklaratë.

Sipas Skatteverket, çdo ndryshim i bërë e anulon këtë mundësi. Për shembull, nëse dorëzoni ose hiqni një dokument shtesë nga deklarata, kjo konsiderohet si ndryshim.

Ndërkohë, afati i fundit absolut për dorëzimin e deklaratës tatimore është 4 maji, nëse nuk keni marrë shtyrje afati.

Burimi: TT/Omni/Skatteverket

Link: https://tt.omni.se/pengar-i-april-sista-chansen-att-deklarera/a/gkk1Wq

https://www.skatteverket.se/privat/deklaration/datumfordeklarationen2026.4.1997e70d1848dabbac95d72.html

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%