Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Çdo vit gjithnjë e më pak kandidatë arrijnë të kalojnë provimin e patentës që në përpjekjen e parë. Sipas të dhënave të reja, dy qendra në Stokholm dallohen veçanërisht, Farsta dhe Järfälla, ku 65% shoferë të rinjë detyrohen të përsërisin provimin.
Shifrat në rënie
Në qarkun e Stokholmit, përqindja e atyre që kaluan provimin e Trafikverket që në herën e parë ka rënë nga 47% në vitin 2015 në vetëm 41% në vitin 2024.
Në Farsta dhe Järfälla shifrat janë edhe më të ulëta, vetëm 35% arrijnë të marrin patentën menjëherë. Vetëm në Farsta, kjo është një rënie me mbi dhjetë pikë përqindjeje krahasuar me vitin 2015.
“Pse ndodh kjo, mund të thuhet vetëm me hamendje. Duket se ka ndryshuar mënyra si shihet patenta në shumë vende. Fatkeqësisht kemi shumë kandidatë që nuk janë të përgatitur sa duhet, që e provojnë me mendimin ‘nëse kalon, mirë, nëse jo, s’ka problem’”, thotë Martin Sarri, shefi i njësisë së provimeve të Trafikverket.
Radhë më të gjata për provim
Numri i madh i dështimeve ndikon edhe tek të tjerët. Sa më shumë persona ta përsërisin provimin, aq më gjatë duhet të presin të gjithë për një datë të re.
“Sa më shumë që bëjnë ri-provime, aq më të gjata bëhen radhët”, shpjegon Sarri.
Në vitin 2024 u zhvilluan 57 509 provime për patentën në qarkun e Stokholmit, krahasuar me 44 617 provime në vitin 2014.
“Vitin e kaluar punësova dy inspektorë trafiku të rinj dhe këtë vit do të punësojmë edhe dy të tjerë. Po përpiqemi të rrisim stafin për të përballuar kërkesën e lartë”, shton ai.
Kandidatët kërkojnë mundësi më të mira jashtë kryeqytetit
Për shkak të vështirësive, shumë të rinj nga Stokholmi zgjedhin të bëjnë provimin në qarqe të tjera, ku shanset për të kaluar që në herën e parë janë më të mëdha.
Edhe në periferi të qarkut të Stokholmit, si në Nynäshamn dhe Norrtälje, kalueshmëria është dukshëm më e lartë krahasuar me Farsta dhe Järfälla.
“Ne përpiqemi të jemi të qartë në të gjitha kanalet tona për rëndësinë e përgatitjes së mirë përpara provimit”, thekson Martin Sarri.
Burimi: Mitt
Written by: admin