Lajme

Stokholm, ngrin çmimin e kartës mujore SL për vitin 2027, nuk do të ketë rritje të tarifave

todayNovember 13, 2026 76

Background
share close

Qeveria e re rajonale me pesë parti në Rajonin e Stokholmit ka prezantuar buxhetin e saj të parë, duke njoftuar më shumë fonde për transportin publik dhe shërbimin shëndetësor. Sipas planit të ri, këto dy sektorë do të përfitojnë 4,5 miliardë korona suedeze më shumë në krahasim me vitin 2026. Kjo shumë përbën gjysmën e fondit të parashikuar për reformat e reja, shkruan gazeta suedeze Dagens Nyheter (DN).

Një nga vendimet kryesore të buxhetit është ngrirja e çmimit të kartës mujore SL për të gjithë vitin 2027. Karta, e cila ka një çmim të zakonshëm prej 1 060 kronash suedeze, nuk do të pësojë rritje gjatë vitit të ardhshëm.

Ky vendim vjen në një kohë kur muajin e ardhshëm përfundon masa e qeverisë së koalicionit Tidö, e cila kishte përgjysmuar çmimin e kartës mujore të transportit publik. Me përfundimin e kësaj mase, çmimi do të rikthehej në nivelin e zakonshëm prej 1 060 kronash, por qeveria e re rajonale ka vendosur që kjo tarifë të mbetet e pandryshuar gjatë vitit 2027.

Përveç ngrirjes së çmimit për të gjithë udhëtarët, lehtësira të tjera do të përfitojnë edhe kategori të veçanta. Fëmijët, të moshuarit dhe punonjësit e shëndetësisë do të kenë mundësi të përdorin karta SL me çmime të subvencionuara.

Këshilltarja financiare e Rajonit të Stokholmit, Aida Hadzialic, nga Partia Socialdemokrate (S), tha se buxheti i ri garanton financimin e nevojshëm për të gjitha shërbimet dhe se nuk parashikohen shkurtime.

“Ne sigurojmë financimin bazë për të gjitha shërbimet tona. Nuk do të ketë shkurtime, përkundrazi, do të ketë zgjerim të tyre”, deklaroi Hadzialic.

Karta SL përdoret për transportin publik në Stokholm dhe përfshin udhëtimet me autobusë, metro, trena dhe mjete të tjera të transportit publik.

Burimi:DN

Link:https://www.dn.se/sverige/sa-mycket-kommer-sl-kortet-kosta-2027/

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP