Lajme

Stokholmi dhe Göteborgu refuzojnë takimin e qeverisë për kthimin vullnetar

todayOctober 31, 2025 29

Background
share close

Pas shumë komunave të tjera, edhe qyteti i Stokholmit ka vendosur të mos marrë pjesë në takimin informues të qeverisë për ndihmën e re të kthimit vullnetar, raporton gazeta Mitt i.

Qeveria ka vendosur që nga fillimi i vitit të ardhshëm, ndihma për ata që duan të kthehen në vendin e tyre të origjinës të rritet nga 10 000 në 350 000 korona. Por sipas Alexander Ojanne, këshilltar i qytetit për çështje sociale dhe siguri nga Partia Socialdemokrate, kjo rritje mund të krijojë probleme për integrimin e të sapoardhurve në Suedi.

“Ne shohim rrezik që njerëzit të ndihen të padëshiruar,” ka shkruar Ojanne në një letër drejtuar koordinatorit të qeverisë.

Ai shton gjithashtu se për të kursyer kohën e vet, të koordinatorit dhe të punonjësve të qytetit, Stokholmi ka zgjedhur të mos marrë pjesë në takim.

Edhe Göteborgu tha sot “jo” ndaj ftesës së qeverisë. Më herët të njëjtin qëndrim e kanë mbajtur edhe Malmö dhe rreth 20 komuna të tjera në Suedi.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%