Lajme

Stokholmi dhe veri-lindja e Suedisë paralajmërohen për reshje të mëdha bore në Vitin e Ri

todayDecember 30, 2025 30

Background
share close

Instituti Suedez i Meteorologjisë dhe Hidrologjisë (SMHI) ka lëshuar një paralajmërim të verdhë për borë për Stokholmin, veri-lindjen e Svealand-it dhe jugun e Jämtland-it gjatë ditës së Vitit të Ri.

Paralajmërimi për zonën e Stokholmit vlen nga ora 06:00 deri në 12:00 dhe pritet të bien deri në 10 centimetra borë. Meteorologët paralajmërojnë se do të fryjë “mjaft fort”, gjë që mund të krijojë vështirësi në qarkullim.

Një paralajmërim portokalli është lëshuar për bregdetin jugor të Norrland-it, nga Söderhamn deri pak në jug të Umeås. Aty priten reshje shumë të dendura bore dhe erëra të forta, që mund të shkaktojnë probleme në trafik dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Ky paralajmërim vlen nga ora 11:00 e ditës së Vitit të Ri deri në 06:00 të mëngjesit të së premtes.

Paralajmërohet për sasi të mëdha bore, deri në 40 centimetra brenda më pak se një dite, duke e bërë këtë një situatë të vështirë për trafikun dhe lëvizjet në veri-lindje të Suedisë.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%