Lajme

Stokholmi: Jo makinave vetë-drejtuese të Teslës

todayJune 29, 2025 21

Background
share close

Qyteti i Stokholmit ka refuzuar kërkesën e kompanisë Tesla për të testuar makina vetë-drejtuese në qytet, raporton SVT Nyheter Stockholm.

Sipas Trafikkontoret (zyra e trafikut), arsyeja është se tashmë po zhvillohen projekte të tjera inovative në këtë fushë.

“Kjo nuk do të thotë që jemi kundër zhvillimit teknologjik, përkundrazi”, thotë Malinda Flodman, zëdhënëse e Trafikkontoret.

Ndërkohë, pronarët suedezë të makinave Tesla po përpiqen të bindin qytetin që të ndryshojë mendim.

“Të thuash jo për këto teste do të thotë që Suedia do të mbetet pas në zhvillimin teknologjik dhe do të humbasë përparim në sigurinë rrugore”, thotë pronari i një Tesle, Alexander Kristensen.

Së fundmi, Tesla ka prezantuar për herë të parë taksitë robotike vetë-drejtuese në Austin, Texas.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%