Lajme

Stokholmi për zonën mjedisore: “Po shkelim në terren të ri”

todayAugust 6, 2025 8

Background
share close

Stokholmi mund të bëhet komuna e parë në Suedi që vendos një zonë mjedisore të klasit 3, e cila do të ndalonte hyrjen e makinave hibride të rikarikueshme, si dhe atyre me benzinë e naftë, në disa pjesë të qendrës së qytetit.

Në këtë nismë, komuna është frymëzuar nga Oslo, Kopenhagen, Londra dhe Amsterdami, thotë për Altinget Joakim Boberg nga zyra e trafikut, përgjegjës për projektin.

“Ka disa udhëzime, por ne po shkelim mjaft në terren të ri. Kjo na ka detyruar të forcojmë veçanërisht kompetencat tona juridike,”  shprehet ai.

Megjithatë, Prefektura e ka ndalur përkohësisht vendimin, duke u bazuar në mangësitë e studimit të bërë. Tani qyteti duhet të sqarojë më mirë arsyet e tij, pas së cilës Autoriteti i Transportit do të vendosë nëse zona mjedisore mund të hyjë në fuqi.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%