Lajme

Stokholmi planifikon të hedhë baltë në formë llumi të ndotur në arkipelag. Alarmohen banorët

todayAugust 2, 2025 41

Background
share close

Bashkia e Stokholmit planifikon të hedhë rreth 200 mijë metra kub baltë llum të ndotur në fund të detit në arkipelagun e qytetit. Lajmin e ka raportuar gazeta DN.

Llumet vijnë nga pastrimi i kanaleve dhe porteve dhe përmbajnë arsenik, merkur dhe plumb, substanca që mund të jenë të rrezikshme për mjedisin. Bashkia thotë se hedhja e tyre në det nuk përbën rrezik, por banorët lokalë nuk janë dakord.

“Është e trishtueshme, sepse kjo do të preki fëmijët tanë dhe brezat që vijnë,”  thotë Leif Eng nga shoqata Djurö.

Llumet do të depozitohen në Kanholmsfjärden, në pjesën qendrore të arkipelagut. Banorët dhe shoqatat mjedisore po paralajmërojnë se kjo mund të dëmtojë detin dhe jetën detare.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%