Lajme

Strömmer: Prindërit duhet të kontrollojnë telefonat e fëmijëve

todayApril 12, 2025 19

Background
share close

Ministri i Drejtësisë në Suedi, Gunnar Strömmer, thotë se prindërit që janë të shqetësuar se fëmijët e tyre mund të përfshihen në krime, duhet të kenë kujdes dhe të kontrollojnë telefonat e tyre celularë.

“Ne prindërit e dimë që kjo nuk është gjithmonë e lehtë, por është shumë e rëndësishme”, tha Strömmer në një intervistë për gazetën Göteborgs-Posten.

Ai thekson se për të ndaluar përfshirjen e të rinjve në krim, do të duhen ndryshime të mëdha në mënyrën si punohet për të parandaluar kriminalitetin.

Këtë verë pritet të hapen burgje speciale për të rinjtë, dhe në vjeshtë do të hyjnë në fuqi ligje të reja që lejojnë përdorimin e mjeteve të fshehta hetimore edhe ndaj fëmijëve nën 15 vjeç. Ministri beson se këto masa do të ndihmojnë në luftën kundër krimit në mesin e të rinjve.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%