Lajme

Studim: Asistentët AI shpesh japin lajme të gabuara

todayOctober 22, 2025 12

Background
share close

Një studim i bërë nga European Broadcasting Union (EBU) dhe BBC tregon se asistentët virtualë me AI japin informacion të gabuara në pothuajse gjysmën e përgjigjeve të tyre për lajmet.

Drejtori i medias në EBU, Jean Philip De Tender, thotë për Reuters: “Kur njerëzit nuk e dinë se çfarë mund të besojnë, ata ndalojnë së besuari në gjithçka dhe kjo mund të dëmtojë pjesëmarrjen demokratike.”

Studimi analizoi 3,000 përgjigje nga asistentët më të përdorur AI për lajme. Rezultatet treguan se:

  • 45% e përgjigjeve kishin të paktën një gabim të madh.
  • 81% përmbanin ndonjë formë gabimi.
  • Për shembull, Chat GPT vazhdonte të pretendonte se Papa Françesku ishte gjallë disa muaj pas vdekjes së tij.

Një e treta e përgjigjeve kishte probleme të tjera, si referenca të gabuara ose mungesë burimesh.

Nga të gjithë asistentët, më i dobëti në lajme rezultoi të jetë Google-assistenti Gemini, i cili dha përgjigje të gabuara në 75% të rasteve, kryesisht për shkak të menaxhimit të dobët të burimeve.

Kjo tregon se përdorimi i AI për informacion mbi lajmet duhet të bëhet me kujdes, sepse shumë përgjigje mund të jenë të pasakta.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%