Lajme

Studimi: Suedia paguan më pak anëtarët e bordeve, Danimarka në krye.

todayOctober 10, 2025 27

Background
share close

Një studim i ri tregon se pagesat për anëtarët e bordeve të kompanive në Suedi janë ndër më të ulëtat në vendet nordike, pavarësisht se vitin e kaluar pati rritje historike të shpërblimeve. Të dhënat vijnë nga Styrelseakademien, raporton gazeta Dagens Industri (DI).

Studimi përfshiu mbi 760 kompani nordike dhe krahasoi shpërblimet që marrin anëtarët e bordeve në secilin vend.

Rezultatet tregojnë se Suedia është në vendin e parafundit, ndërsa Norvegjia mban vendin e fundit.

Në krye të listës renditet Danimarka, e ndjekur nga Finlanda dhe Islanda.

“Investohet shumë kapital në kompani, por bordet shpesh vihen në plan të dytë,” tha Suzanne Sandler, drejtoreshë e Styrelseakademien.

Sandler shpjegon se kryetarët e bordeve në Suedi paguhen relativisht mirë, por anëtarët e zakonshëm të bordeve marrin shumë më pak, gjë që tregon një mungesë balance në mënyrën si vlerësohet puna e tyre.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%