Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Një studiues suedez propozon që lënda e suedishtes të hiqet nga shkollat. Në një shkrim për DN Debatt, Oscar Björk, studiues i gjuhës suedeze, thotë se bota e sotme ka ndryshuar dhe nxënësit nuk komunikojnë më vetëm me fjalë.
Sipas Björk, fëmijët e sotëm rriten në një botë shumë më të ndërlikuar se gjeneratat e kaluara. Ata përdorin imazhe, tinguj, meme dhe simbole për t’u shprehur dhe kanë nevojë për aftësi të reja që t’i ndihmojnë në këtë mënyrë komunikimi.
“Pse vazhdojmë t’u japim fëmijëve çelësa për të hapur një shoqëri që ka kaluar prej kohësh në bravë me kod?”, pyet ai.
Björk mendon se në vend të suedishtes, shkollat duhet të ofrojnë një lëndë më të gjerë mbi komunikimin, e cila do t’i përgatiste më mirë të rinjtë për botën moderne.
Written by: admin