Lajme

Studiuesit paralajmërojnë: Pesticidi që përdoret në fushat me patate mund të dëmtojë trurin e fëmijëve

todayNovember 18, 2026 11

Background
share close

Një pesticid që përdoret në kultivimin e patateve në Suedi mund të ketë pasoja negative për zhvillimin e trurit të fëmijëve. Bëhet fjalë për lëndën fluazinam, për të cilën kanë ngritur shqetësime dy studiues nga Universiteti i Stokholmit, Axel Mie dhe Christina Rudén, në një prononcim për gazetën suedeze Dagens Nyheter (DN).

Studiuesit kanë shqyrtuar një studim të kryer para 20 vitesh te minjtë, me porosi të kompanisë që shet këtë pesticid. Gjatë analizës, ata kanë zbuluar gjashtë rezultate të pasakta në raportin e studimit.

Sipas tyre, pas korrigjimit të këtyre gabimeve, rezultatet tregojnë se pesticidi mund të ndikojë negativisht në tru, pavarësisht nivelit të dozës së përdorur në testime.

“Kur korrigjohen gabimet, përfundimi ynë është se ky pesticid ndikon negativisht në tru, në të gjitha nivelet e dozave që janë testuar, thotë studiuesi Axel Mie.

Shqetësimi më i madh i studiuesve lidhet me fëmijët që jetojnë pranë zonave ku kultivohen patatet. Arsyeja është se pesticidi mund të përhapet në ajër dhe të bartet nga era, duke arritur edhe në zonat e banuara.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se konsumimi i patateve nuk përbën rrezik.

Për shkak të këtyre gjetjeve, studiuesit kanë njoftuar Autoritetin Evropian për Sigurinë Ushqimore (EFSA), i cili tashmë ka nisur hetimin dhe po shqyrton informacionet e paraqitura.

Burimi: DN

Link: https://www.dn.se/sverige/larmet-medel-fran-potatisfalt-kan-skada-barns-hjarnor/

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP