Lajme

Studiuesit: Politika e emigracionit e Suedisë dallon nga vendet e tjera

todayFebruary 16, 2026 42

Background
share close

Suedia po veçohet në arenën ndërkombëtare për shkak të politikës së saj të emigracionit. Kështu deklaron Brend Parusel, studiues në  Svenska institutet för europapolitiska studier (Sieps), në një intervistë për gazetën Svenska Dagbladet.

Sipas tij, ndryshimet më të diskutuara kanë të bëjnë me tre çështje kryesore: propozimin për ta kthyer lejen e përhershme të qëndrimit në leje të përkohshme, rritjen e mbështetjes financiare për rikthim në vendin e origjinës (të ashtuquajturin grant për riatdhesim) dhe një qasje më të ashpër ndaj emigracionit për punë.

Parusel thekson se shumë vende evropiane po shtrëngojnë rregullat për azilin dhe bashkimin familjar. Por, sipas tij, Suedia është pothuajse e vetmja që po ashpërson edhe rregullat për emigracionin e punës, duke shkuar kështu kundër trendit të përgjithshëm në Evropë.

Edhe Henrik Emilsson, studiues i shkencave politike me fokus në emigracion në Malmö universitet, shprehet se asnjë vend tjetër nuk ka përjetuar një ndryshim kaq të madh në politikën e emigracionit sa Suedia.

Ai shton se është domethënëse që pothuajse të njëjtët politikanë që më parë vendosën që Suedia të ishte sa më e hapur ndaj emigracionit, sot po kërkojnë që vendi të ketë një politikë sa më të mbyllur.

Burimi: SVD

Link: https://www.svd.se/a/5pVPme/sverige-ar-nu-ett-av-eu-s-minst-attraktiva-lander-for-asylsokande

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%