Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Studiuesit suedezë propozojnë një sistem të ri taksimi për ushqimet, me synimin që njerëzit të bëjnë zgjedhje më të shëndetshme. Ata sugjerojnë rritjen e taksës mbi pijet e gazuara, mishin e përpunuar dhe patatet e skuqura, ndërsa taksa mbi bishtajoret, frutat dhe perimet të hiqet plotësisht.
Propozimi vjen nga studiues të Chalmers University of Technology, Universitetit Suedez të Bujqësisë dhe Institutit Karolinska, sipas një raporti të publikuar nga TT.
Taksat e zakonshme mbi sheqerin kanë ndikuar më shumë tek njerëzit me të ardhura të ulëta. Por studiuesit argumentojnë se një sistem i quajtur ndryshim i taksës ushqimore, ku taksat rriten për produktet e pashëndetshme dhe ulen për ato të shëndetshme, do të kishte një efekt neutral në portofolin e konsumatorëve.
– Nëse produktet e pashëndetshme bëhen më të shtrenjta dhe ato të shëndetshme më të lira, kjo do të ndikojë në zgjedhjet e njerëzve, thotë Liselotte Schäfer Elinder, profesoreshë e shkencave të shëndetit publik në Institutin Karolinska.
Modele të ngjashme janë testuar me sukses në vende të tjera. Pyetja që mbetet është: A është Suedia gati për një reformë të tillë në taksat ushqimore?
Written by: admin
Post comments (0)