Lajme

Stuhi e madhe mund të godasin Suedinë dhe vendet nordike

todayJune 6, 2026 328

Background
share close

Stuhitë e fuqishme që formohen në Atlantikun e Veriut mund të arrijnë gjithnjë e më shpesh deri në Suedi dhe në vendet e tjera nordike. Kjo është ajo që tregojnë studiuesit e Universitetit të Goteborgut në një studim të ri.

Më parë, shumica e stuhive të forta humbnin fuqinë e tyre mbi Irlandë dhe Ishujt Britanikë. Por tani situata po ndryshon. Sipas studiuesve, stuhitë janë bërë më të forta dhe zgjasin më gjatë, duke u dhënë mundësi të kalojnë mbi Britaninë e Madhe dhe të arrijnë deri në Skandinavi.

Zhi-Bo Li, studiues i klimatologjisë në Universitetin e Goteborgut, thotë se ndryshimi është shumë i dukshëm gjatë pranverës dhe vjeshtës.

Ai shpjegon se stuhitë e forta dhe afatgjata, si stuhia “Dave”, dikur ishin të rralla në muajin prill. Tani ato po shfaqen më shpesh dhe po prekin zona shumë më të mëdha. Sipas tij, shumë stuhi që më parë dobësoheshin mbi Ishujt Britanikë, tani po arrijnë deri në Skandinavi.

Stuhia “Dave” ishte paralajmërim

Stuhia “Dave”, e cila goditi jugun dhe perëndimin e Suedisë gjatë festës së Pashkëve, ishte një nga shembujt më të fundit të këtij zhvillimi.

Në rajonin e Goteborgut, ajo u konsiderua stuhia më e fortë që nga stuhia e njohur “Gudrun” në vitin 2005.

Megjithatë, studiuesit paralajmërojnë se në të ardhmen situata mund të bëhet edhe më serioze.

Sipas tyre, ndryshimet klimatike kanë bërë që stuhitë të qëndrojnë më gjatë mbi det. Kjo u jep mundësi të grumbullojnë më shumë energji, lagështi dhe fuqi para se të arrijnë në tokë.

Studiuesja e klimës Céline Heuzé, nga Departamenti i Gjeoshkencave në Universitetin e Goteborgut, thotë se stuhitë tani po arrijnë në zona shumë më veriore sesa ndodhte më parë.

“Normaliteti i ri”

Sipas studiuesve, kjo situatë po bëhet pjesë e asaj që ata e quajnë “normaliteti i ri”.

Për Suedinë, kjo mund të nënkuptojë më shumë përmbytje në zonat bregdetare, më shumë pemë të rrëzuara nga era, më shumë aksidente dhe më shumë dëme materiale.

Ekspertët paralajmërojnë se autoritetet dhe qytetarët duhet të përgatiten për mot më ekstrem në vitet që vijnë.

Shkrirja e akullit në Arktik mund të jetë shkaku

Një nga shpjegimet kryesore që japin studiuesit për shtimin e stuhive është zvogëlimi i akullit detar në Arktik.

Kur sipërfaqja e detit nuk është e mbuluar nga akulli, uji i hapur lëshon më shumë nxehtësi dhe lagështi në atmosferë. Këto kushte mund të ndihmojnë në forcimin e stuhive.

Përveç kësaj, mungesa e akullit u krijon stuhive mundësi të ndjekin rrugë të reja mbi detet arktike, duke i çuar ato drejt zonave që më parë prekeheshin shumë rrallë.

Studimi i Universitetit të Goteborgut është bazuar në analizën e të dhënave meteorologjike të mbledhura gjatë periudhës 1940–2024 dhe tregon se ndryshimet në sjelljen e stuhive janë bërë gjithnjë e më të dukshme në dekadat e fundit.

Burimi: marcusoscarsson se

Link: https://marcusoscarsson.se/jattestorm-kan-sla-mot-sverige-aldrig-natt-norden-forr/

 

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%