Lajme

Stuhi e madhe shiu drejt Danimarkës, pritet sasi rekord brenda një dite.

todayJuly 21, 2025 21

Background
share close

Një stuhi shumë e fortë shiu po i afrohet Danimarkës dhe pritet të shkaktojë probleme të mëdha. Autoritetet daneze të motit (DMI) kanë dhënë paralajmërim për mot shumë të rrezikshëm.

Shiu i dendur pritet të godasë disa zona si Jutlanda Lindore, si dhe ishujt Fyn dhe Sjælland, të hënën.

Sipas parashikimeve, në disa vende mund të bien deri në 237 mm shi në vetëm 24 orë më shumë se një muaj reshje normale për Danimarkën. Nëse kjo ndodh, do të thyhet rekordi i mëparshëm i vitit 1931.

Edhe sasia më e vogël e parashikuar, rreth 100 mm  është shumë më e madhe se ajo që bie zakonisht në korrik.

Kompania e sigurimeve Tryg ka dërguar mesazhe për 150 mijë qytetarë, duke u dhënë këshilla se si të mbrojnë shtëpitë dhe sendet e tyre nga dëmet që mund të shkaktojë kjo stuhi.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%