Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Stuhia e fuqishme Amy ka shkaktuar probleme të mëdha në qarkullimin rrugor në shumë zona të jugut të Suedisë. Në Skåne, Halland dhe Västra Götaland, era e fortë ka rrëzuar shumë pemë që kanë bllokuar rrugët kryesore.
Situata është e vështirë edhe në Sörmland, Stokholm dhe Bergslagen, ku erërat e forta kanë sjellë pengesa të tjera në trafik. Në autostradën E4 pranë Vagnhärad, trafiku u ndalua gjatë mesditës për shkak të një peme të rrëzuar. Pas rreth gjysmë ore, qarkullimi u rikthye.
“Po marrim një njoftim pas tjetrit për pengesa në rrugë,” tha Linda Forsberg nga SOS Alarm për gazetën Expressen.
Sipas raportimeve të mediave suedeze, erërat më të forta janë regjistruar në bregun perëndimor, ku disa stacione matëse kanë shënuar deri në 33 metra në sekondë forcë që përkon me nivelin e uraganit.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme derisa moti të përmirësohet.
Written by: admin