Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Rreth 31 mijë familje në jug dhe në perëndim të Suedisë kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të stuhisë Dave. Lajmi është bërë i ditur nga Svenska kraftnät në faqen e saj zyrtare.
Sipas njoftimit, erërat e forta dhe errësira po e bëjnë shumë të vështirë punën për riparimin e dëmeve. Për këtë arsye, energjia elektrike pritet të rikthehet vetëm gjatë ditës së hënë.
Kompania e energjisë Ellevio ka angazhuar më shumë punonjës, si në terren ashtu edhe në qendrën e kontrollit, për të rregulluar problemet. Megjithatë, për arsye sigurie, punimet e riparimit do të ndërpriten gjatë natës.
Shkaku kryesor i ndërprerjeve të energjisë janë pemët dhe degët që kanë rënë nga era dhe kanë dëmtuar linjat elektrike.
Burimi: SVK/Ellevio/Sveriges radio
Link: https://www.svk.se
https://avbrottskarta.ellevio.se
https://www.sverigesradio.se/artikel/ekots-direktrapport-om-ovadret-dave
Written by: admin