Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Stokholmi është përfshirë nga përmbytjet pas reshjeve të dendura të shiut të shkaktuara nga stuhia polake “Karl-Heinz”. Qyteti dhe bregu lindor i Suedisë po përballen me probleme serioze në trafik dhe transport publik.
Që në orët e para të së martës, shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi grumbullime të mëdha uji në rrugë. Në disa akse rrugore janë krijuar “liqene” që e bëjnë të pamundur qarkullimin normal të makinave. Autostrada E4 në drejtim të Uppsalas është mbyllur për shkak të përmbytjes, ndërsa në E4 në drejtim të jugut një korsi është bllokuar.
Edhe transporti publik është goditur rëndë. Disa linja të autobusëve dhe trenave janë pezulluar. Në metronë e qytetit, linja e kuqe ka pësuar vonesa të mëdha pasi një pemë ra mbi shina.
Autoritetet u kërkojnë qytetarëve të shmangin udhëtimet e panevojshme derisa situata të përmirësohet.
Written by: admin