Lajme

Suedezët kanë më shumë tolerancë për S, M dhe C në qeveri

todayNovember 2, 2025 58

Background
share close

Një sondazh i ri nga Novus, i publikuar nga TV4 Nyheterna, tregon se suedezët janë më pozitivë ndaj tre partive kryesore: Socialdemokratët (S), Moderaterna (M) dhe Partia e Qendrës C). Këto janë partitë që shumica e njerëzve do t’i donin në qeverinë e ëndrrave të tyre.

Por interesant është fakti se të njëjtat parti ndodhen edhe në fund të listës kur qytetarët pyeten për partitë që nuk duan aspak t’i shohin në qeveri.

Sipas sondazhit, Sverigedemokraterna (SD) është partia që ka kundërshtimin më të madh  56% e të anketuarve nuk duan që ajo të jetë pjesë e qeverisë. Pas saj vjen Vänsterpartiet (V) me 45%. Të dyja këto parti kanë kërkuar që të marrin poste ministrore pas zgjedhjeve të ardhshme, nëse fiton blloku i tyre politik.

“Nëse përfshihet në qeveri një parti që votuesit nuk e pranojnë aspak, kjo mund të pengojë formimin e qeverisë,” shpjegon Torbjörn Sjöström, drejtori ekzekutiv i kompanisë Novus.

Sondazhi tregon gjithashtu se 37% e suedezëve nuk duan që Kristdemokraterna (KD) të jetë pjesë e qeverisë.

Rezultatet e sondazhit

Cilat parti do të doje në një “qeveri ëndrrash”?

  • S (Socialdemokratët): 54 %
  • M (Moderaterna): 43 %
  • C (Qendra): 31 %
  • SD (Sverigedemokraterna): 29 %
  • MP (Të Gjelbrit): 29 %
  • V (Vänsterpartiet): 23 %
  • KD (Kristdemokraterna): 23 %
  • L (Liberalët): 22 %
  • Nuk e di: 11 %

Cilat parti nuk do të doje aspak t’i shihje në një qeveri suedeze?

  • SD: 56 %
  • V: 45 %
  • MP: 42 %
  • KD: 37 %
  • L: 16 %
  • C: 16 %
  • M: 13 %
  • S: 11 %
  • Nuk e di: 6 %

Rreth sondazhit

Matja u krye nga Novus me nismë të vetë kompanisë më 6–7 shtator 2025.

Në anketë morën pjesë gjithsej 1 150 persona nga e gjithë Suedia.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%