Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Suedezët vazhdojnë të kenë shumë pak para të Cash në shtëpi. Kështu shkruan TT, duke iu referuar një sondazhi të ri të realizuar nga kompania Kantar me porosi të bankës SBAB në fillim të muajit shkurt.
Sipas këtij sondazhi, shumica e personave të anketuar kanë më pak se 1 000 krona suedeze para të gatshme në shtëpi. Mbi 40% e tyre kanë madje më pak se 500 korona.
Ekonomistja për financat personale dhe çështjet e banimit në SBAB, Linda Hasselvik, paralajmëron se mbështetja e madhe në pagesat digjitale mund të paraqesë rrezik. Ajo thekson se sistemet digjitale të pagesave mund të mos funksionojnë edhe pa ndonjë ngjarje të madhe apo dramatike.
“Nuk kemi nevojë të përballemi me një pushtim që kjo të ndodhë. Me teknologjinë e sotme, ndërprerje të tilla mund të ndodhin edhe gjatë një ndërprerjeje më të gjatë të energjisë elektrike ose në rast të një sulmi kibernetik një rrezik që ndoshta po nënvlerësohet”, tha ajo.
Burimi: TT/Omni/SBAB
Link: https://www.sbab.se/1/om_sbab/press/arkiv_publicering/pressmeddelande/2026-03-03_svenskar_saknar_kriskassa_-_majoriteten_har_mindre_an_1_000_kronor_hemma.html#:~:text=Trots%20tydliga%20uppmaningar%20från%20flera,mål%20som%20långt%20ifrån%20uppnås.
https://omni.se/svenskar-har-for-lite-pengar-hemma-underskattad-risk/a/n1QrE5
Written by: admin