Lajme

Suedezët mbeten ndër popujt më të lumtur në botë

todayMarch 19, 2026 27

Background
share close

Suedia renditet në vendin e pestë në listën e vendeve më të lumtura në botë, sipas raportit të këtij viti “World Happiness Report 2026”. Para saj ndodhen vetëm Kosta Rika, Danimarka, Islanda dhe Finlanda. Një vit më parë, Suedia ishte në vendin e katërt.

Finlanda vazhdon të jetë vendi më i lumtur në botë për të nëntin vit radhazi. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara renditen në vendin e 23-të, ndërsa Afganistani gjendet në fund të listës.

Ky raport, i mbështetur nga OKB-ja, bazohet në anketa ku marrin pjesë rreth 1 000 persona nga secili vend. Në këto anketa, njerëzit vlerësojnë vetë sa të lumtur ndihen në jetën e tyre.

Dhjetë vendet më të lumtura në botë sipas “World Happiness Report 2026” janë:

  1. Finlanda
  2. Islanda
  3. Danimarka
  4. Kosta Rika
  5. Suedia
  6. Norvegjia
  7. Holanda
  8. Izraeli
  9. Luksemburgu
  10. Zvicra

Burimi: TT/Omni/

Link: https://tt.omni.se/svenskar-glada-men-finland-lyckligast-igen/a/Bx0PrQ

https://www.worldhappiness.report

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%