Lajme

Suedezët ndër më të survejuarit në botë, pa e ditur fare.

todayMay 5, 2025 73

Background
share close

Një studim i ri tregon se banorët e Suedisë, Norvegjisë dhe Danimarkës janë disa nga njerëzit më të survejuar në botë, dhe shumica nuk janë as të vetëdijshëm për këtë. Studimi ka analizuar 745 faqe interneti të komunave në këto tre vende, shkruan gazeta Göteborgs-Posten.

Edhe kur vizitorët zgjedhin të mos pranojnë “cookies”, shumë prej këtyre faqeve përdorin mjete të fshehta që mbledhin informacione personale. Këto të dhëna mund të tregojnë ku jeton një person, çfarë pune bën dhe nëse ka fëmijë. Informacioni më pas përdoret nga kompani të mëdha për të shfaqur reklama të synuara në internet.

Sipas Cornelia Brantner, profesore në Universitetin e Karlstadit, ky është një problem i madh demokratik.

“Është shqetësuese që faqet publike, të cilat duhet të jenë të sigurta, ua kalojnë të dhënat tona kompanive ndërkombëtare. Kjo do të thotë se qytetarët, pa e ditur, po paguajnë me të dhënat e tyre për shërbime që i kanë paguar tashmë me “, thotë ajo.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%