Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Suedia vazhdon të jetë një nga vendet më të lumtura në botë, duke ruajtur vendin e katërt në raportin e sponsorizuar nga OKB, “World Happiness Report”. Ky raport, i publikuar së fundmi nga TT, konfirmon se Suedezët vazhdojnë të shijojnë një cilësi të lartë të jetës dhe mirëqenie të qëndrueshme.
Ndërkohë, Finlanda mbetet padiskutim populli më i lumtur në botë për tetë vite radhazi, duke kryesuar raportin. Pas saj renditen Danimarka në vendin e dytë dhe Islanda në vendin e tretë.
Nga ana tjetër, Norvegjia është i vetmi vend nordik që nuk arrin të hyjë në pesëshen më të lumtur, duke u renditur në vendin e shtatë.
— “Vendet nordike vazhdojnë të përfitojnë nga sisteme të kujdesit shëndetësor, arsim dhe mbështetje sociale të aksesueshme dhe me cilësi të lartë,” thotë Ilana Ron-Levey, drejtoreshë ekzekutive e kompanisë që realizoi studimin, për CNN.
Raporti thekson se modeli nordik i shërbimeve publike gjithëpërfshirëse dhe mbështetjes sociale të fortë është faktori kryesor që kontribuon në lumturinë e lartë të këtyre vendeve. Ndërsa vendet e tjera përballen me sfida ekonomike dhe sociale, vendet nordike vazhdojnë të mbajnë një nivel të qëndrueshëm të mirëqenies dhe lumturisë.
Written by: admin
Post comments (0)