Lajme

Suedezët po kursejnë më shumë – largohen nga aksionet dhe fondet

todayApril 6, 2025 19

Background
share close

Pasiguria në botë po ndikon tek mënyra si suedezët ruajnë paratë e tyre. Shumë prej tyre po largohen nga investimet në aksione dhe fonde, dhe po i vendosin kursimet në llogari të sigurta në bankë.

Eksperti i bankës SEB, Américo Fernández, thotë për gazetën Dagens Industri se situata globale është shumë e paqëndrueshme dhe kjo i bën njerëzit më të kujdesshëm me paratë.

Rënia e tregjeve amerikane, si dhe shqetësimet për çështje tregtare dhe ushtarake, janë disa nga arsyet që po ndikojnë në këtë ndryshim.

Sipas një sondazhi të bankës SEB, suedezët do të vazhdojnë të preferojnë llogaritë e kursimit për të paktën gjashtë muajt e ardhshëm.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%