Lajme

Suedezët që jetojnë jashtë mund të hasin pengesa kur duan të kthehen në vendin e tyre

todayApril 24, 2025 535

Background
share close

Shumë suedezë që kanë jetuar jashtë vendit për një kohë të gjatë, shpesh hasin vështirësi kur duan të kthehen dhe të regjistrohen sërish në Suedi. Sipas rregullave, për të qenë të regjistruar si banor në Suedi, duhet të jetoni aty dhe të mund të provoni se do të qëndroni për një vit të plotë.

Rregullat e regjistrimit mund të jenë të ndërlikuara

Kur një person ka shtëpi dhe jeton në disa vende, rregullat bëhen më të ndërlikuara. Për shembull, nëse dikush kalon më shumë se 52 ditë jashtë Suedisë në vit, duhet të regjistrohet në vendin ku ka vendbanimin e tij të vërtetë. Nëse dikush qëndron jashtë Suedisë për më shumë se një vit, regjistrimi në Suedi mund të bëhet vetëm nëse është e qartë se vendbanimi i vërtetë është në Suedi.

Për shembull, lidhjet familjare dhe punët që një person ka janë faktorë të rëndësishëm për të vendosur se ku duhet të regjistrohet. Nëse dikush ka një shtëpi jashtë dhe të ardhurat e tij janë të lidhura me një vend tjetër, mund të jetë shumë e vështirë të regjistrohet në Suedi pa ndryshuar situatën e tij.

Një rast konkret: Christian Bergenstråhle

Një shembull konkret është Christian Bergenstråhle, një suedez që jeton dhe punon jashtë Suedisë. Ai ka një kompani në Hong Kong dhe ka pasuri në Spanjë dhe Afrikën e Jugut. Ai dëshironte të regjistrohej në Suedi, por për shkak të punës dhe jetës që ka jashtë, Agjencia e Tatimeve e Suedisë e refuzoi kërkesën e tij.

Ai nuk ka fëmijë dhe është beqar, por ka pjestarë të familjes nga prinderit në Suedi. Ai është shqetësuar nga vendimi i gjykatës, që thekson se ai nuk ka lidhje familjare të forta në Suedi, duke e konsideruar këtë si një lloj diskriminimi. Pavarësisht se ai planifikonte të jetonte pjesën më të madhe të vitit në Suedi, regjistrimi i tij nuk u miratua për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me vendet ku jeton aktualisht.

Regjistrimi i popullsisë ka ndikim të madh

Vendimi për të qenë të regjistruar në Suedi ka ndikim të madh në shumë aspekte të jetës, si p.sh., ku duhet të paguash taksa, ku mund të votosh dhe cilat ndihma sociale mund të marrësh. Për këtë arsye, është e rëndësishme që njerëzit të kenë mundësinë të regjistrohen saktësisht në vendin ku ata kanë jetën e tyre të vërtetë.

Problemi i ligjeve të vjetra

Cecilia Borglin, kryetare e shoqatës “Suedezet në botë”, thotë se ligjet e tanishme nuk korespondojnë më realitetit të jetës moderne. Ajo thotë se legjislacioni është i ndërtuar për një kohë kur familja tradicionale dhe puna me orar të rregullt dominonin, dhe ky nuk është më rasti për shumë suedezë që jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të botës.

Përfundimisht, shumë suedezë që jetojnë jashtë e gjejnë veten në një situatë të vështirë, ku ligjet që mund të parandalojnë mashtrimet bëjnë që ata të kenë probleme për t’u regjistruar dhe për të kthyre jetën e tyre në Suedi.

Burimi: https://news55.se/samhalle/utlandssvenskar-far-inte-alltid-flytta-hem-till-sverige-igen/

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%