Lajme

Suedezët rinovojnë më shumë falë rritjes së zbritjes “ROT”

todayAugust 14, 2025 24

Background
share close

Rritja e zbritjes për shërbimet e ndërtimit dhe rinovimit, e njohur si “ROT”, nga 30% në 50%, ka nxitur shumë suedezë të rinovojnë shtëpitë dhe vilat e tyre.

Sipas të dhënave të fundit, që nga hyrja në fuqi e kësaj mase të përkohshme, janë bërë 70 mijë rinovime më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kreu i shoqatës së ndërtuesve Byggföretagen, Catharina Elmsäter-Svärd, thotë se kjo nismë ka hapur vende të reja pune dhe ka ndihmuar bizneset lokale.

Ajo kërkon që zbritja e rritur të vazhdojë edhe pas përfundimit të vitit.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%