Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Qeveria ka vendosur të japë 90 milionë korona suedeze si mbështetje për agjencinë e OKB-së për migracionin, International Organization for Migration (IOM). Lajmi është bërë i ditur në një njoftim për shtyp.
Nga kjo shumë, 70 milionë korona do të përdoren për të luftuar emigracionin e parregullt dhe për të rritur kthimin e personave në vendet e tyre të origjinës. Vendet që përmenden janë Iraku, Uzbekistani, Afganistani, Siria dhe Libia. Lajmi është raportuar nga agjencia suedeze e lajmeve (TT).
Sipas planit, paratë do të shkojnë për disa qëllime konkrete. Ato do të përdoren për të vërtetuar identitetin e personave që duhet të kthehen, si dhe për të siguruar që ata të kenë strehim dhe ushqim pasi të mbërrijnë në vendin e tyre.
Ministri i Migracionit, Johan Forrsell (M), ka deklaruar për TT se aktualisht vetëm një në tre azilkërkues ka arsye të vlefshme për mbrojtje. Ai tha se ka raste kur personat nuk duan të kthehen, dhe në disa raste kthimi nuk është i lehtë për t’u realizuar.
Kjo mbështetje është e ngjashme me fondin që iu dha Somalisë vitin e kaluar. Atëherë pati kritika të forta, pasi u pretendua se paratë kishin përfunduar pranë qeverisë somaleze. Megjithatë, ministri Forssell ka mohuar që të ketë pasur korrupsion.
Burimi: TT/ regeringen.se
Link: https://www.regeringen.se/pressmeddelanden/2026/02/regeringen-ger-90-miljoner-kronor-till-fns-migrationsorganisation/?mtm_campaign=Pressmeddelande&mtm_source=Pressmeddelande&mtm_medium=email
https://tt.omni.se/forssell-nytt-miljonstod-for-okat-atervandande/a/6q6AeQ
Written by: admin