Lajme

Suedi: 96 000 fëmijë marrin ilaçe për ADHD, shumë të tjerë kanë diagnozën, por jo mjekim.

todayMay 8, 2025 29

Background
share close

Numri i fëmijëve dhe të rinjve që marrin ilaçe për ADHD në Suedi po rritet çdo vit. Sipas të dhënave të reja nga Socialstyrelsen, gjatë vitit 2024 plot 96 000 fëmijë deri në moshën 17 vjeç kanë marrë ilaçe për këtë çrregullim. Kjo është një rritje prej 10 000 fëmijësh krahasuar me vitin e kaluar.

Por shumë më tepër fëmijë kanë ADHD, edhe pse nuk marrin ilaçe. Sipas ekspertëve, rreth 20 deri në 25% e fëmijëve me këtë diagnozë nuk e marrin mjekimin.

Anne-Katrin Kantzer nga Socialstyrelsen thotë se ndihma në kohë dhe mbështetja në shkollë mund të zvogëlojë nevojën për të vendosur diagnozë apo për të dhënë ilaçe.

Burimi: P4 Jönköping.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%